Pershkrimi
Apartament i ri 3+1 per Qira prane Liqenit Artificial, i mobiluar modern dhe me shije gati per tu banuar. Hapesirat e brendshme jane te bollshme, sallon i madh ndenjeje me ballkon panoramik mbi liqenin, kuzhine me vete te kompletuar me te gjitha elektroshtepiaket e nevojshme. Tre dhomat e gjumit jane te mobiluara dhe shtruara me parket ndersa 2 tualete jane me dush. Dy dhoma jane menduar dhe arreduar teke per femije ose miq, ndersa dhoma tjeter eshte dopio. Te gjithe ambientet kane dalje ne ballkon i cili eshte pegjate gjithe apartamentit dhe ka pamje te mrekullueshme – relaksuese nga liqeni dhe gjelberimi i kopshtit zoologjik. Punimet dhe detajet e arredimit jane nder me cilesoret qe nga parketi, ndricimi, sistemi ngrohje-ftohje, perdet e te tjere cka e ben kete apartament luksoz.
Per ta pare nga afer apo me shume detaje, mos hezitoni te na kontaktoni.