Dublex Luksoz per Shitje prane Dajtit

320,000€

Pershkrimi

Dublex Luksoz per Shitje prane Dajtit (chateaux Linza), mes ajrit te paster dhe vetem  6 km nga Sheshi Skenderbej. Ky Apartament ndodhet ne katet e fundit te nje pallati te ri cilesor dhe ngjason me nje vile te vecuar, qe te dhuron pamje piktoreske mbi qytet. Apartamenti organizohet ne 2 nivele, ka  hapesira te bollshme dhe punime nga me cilesoret. Ne nivelin e pare hapesirat organizohen ne nje dhome ndenjeje me kuzhine, 2 dhoma gjumi, nje tualet si dhe nje verande te madhe prej 100m2. Niveli i siperm lidhet me shkalle druri te brendshme dhe organizohet ne nje sallon ndenjeje me ballkon dhe pamje fantastike te Tiranes, dhome dopio matrimoniale, 2 dhoma te tjera dhe 2 tualete. Ne arredimin e ketij apartamenti eshte nderthurur stili klasik me ate modern, punime guri natyral dhe druri. Per tu permendur jane dyshemeja prej parketi druri, sistemi qendror ngrohje-ftohje dhe oxhaku funksional per stinen e dimrit. Kuzhina e instaluar eshte cilesore italiane me te gjitha elektroshtepiaket e nevojshme. Nje tjeter bukuri e ketij apartamenti qendron ne veranden e gjelberuar dhe punuar me dru; shatervan e ndricues gjate darkes. Pervec drites natyrale te shtepise, do te shijoni dhe pamjen relaksuese te gjithe qytetit te Tiranes nga shtepia juaj.

Per me shume informacion apo per ta vizituar nga afer kete dublex jeni te mirepritur.

Location