Pershkrimi
Godine e re per qira ne rrugen e Durresit. Godina pothuajse ka perfunduar, ka nje projekt te bukur, me punime shume cilesore te standarteve te larta. Fasada eshte e ventiluar, ne ndertimin e saj jane perdorur materialet me te mira ne treg.
Ndertesa ka 5 kate mbi toke dhe 2 kate nentoke. Kati -2 me sip. 458 m2 eshte organizuar ne 12 vendparkime, kati -1 me po te njejten siperfaqe eshte lene openspace per ambiente sherbimi, kati perdhe eshte 250 m2, dhe 4 katet e tjere eshte nga 308 m2. Punimet e brendshme do pershatet ne varesi te biznesit qe do te ushtrohet aty.
Zona ku ndodhet kjo prone, eshte nje nga rruget kryesore te Tiranes, pozicioni perfekt ne kendin e 2 rrugeve e ben me te vlefshme si per vizibilitetin, reklamimin dhe ndricimin e mire.
Per me shume informacion na kontaktoni.