Shitet Vile e bukur me pishine ne Priske

335,000€

Pershkrimi

Shitet Vile e bukur me pishine ne Priske, mes ajrit te paster dhe gjelberimit te ketij fshati. Vila eshte 3 kateshe, ku dy kate jane mbi toke. Oborri i kesaj vile eshte pjeserisht i shtruar me pllake dhe pjesa tjeter eshte e gjelberuar me pisha epeme frutore te ndryshme. Pjesa e pasme e oborrit ka pishine dhe nje kuzhine verore.

Kati nendhe i viles funksionon si salle bilardo pjeserisht po mund te banohet pasi ka oxhak funksional dhe nje dhome kantine – depo. Ne katin perdhe planimetria eshte e organizuar ne nje korridor hyrje nga ku shperndahen dhoma e ndenjejes, dhome studio-miqsh, kuzhina dhe nje tualet. Dhoma e ndenjejes me kuzhinen jane bashke por kane mundesi ndarjeje. Ne dhomen e ndenjejes kemi nje oxhak funksional dhe nepermjet kuzhines kemi dalje ne veranden ku ndodhet pishina. Ne kete verande kemi nje tualet te jashtem qe i sherben kesaj te fundit.

Kati i dyte organizohet ne 3 dhoma gjumi dopio dhe nje tualet ne korridor. Dy nga keto dhoma jane te medha dhe secila ka 1 tualet te brendshem.

Punimet ne kete vile jane cilesore qe nga fasada e jashtme me termoizolim, dritaret dopio xham, grilat e te tjere. Siperfaqja e ndertuar me certifikate eshte 406 m2 ndersa oborri 465 m2. Vendodhja dhe pamja qe te ofron kjo vile eshte e mrekullueshme per te gjithe adhuruesit e natyres, qetesise dhe ajrit te paster.

 

Location