Shitet Apartament 3+1 Luksoz prane zones se gardes

€600,000 €

Pershkrimi

Shitet Apartament 3+1 Luksoz prane zones se gardes, ne katet e larta te nje pallati te ndertuar vitet e fundit. Apartamenti ka 2 veranda dhe pamje te lire me orientim VL-JP. Hapesirat e brendshme jane te medha dhe mireorganizuara ne 2 drejtime, salloni i ndenjejes me kuzhine te ndare dhe dhomat e gjumit. Salloni i ndenjejes eshte i madh dhe organizohet ne dy ambiente ndenjeje, njeri me oxhak, tjetri me dalje ne te dyja verandat. Kuzhina eshte e ndare gjithashtu me akses ne verande. Kabinetet e saj jane te reja italiane si dhe elektroshtepiake te markave te njohura. Pergjate korridorrit kemi nje lavanteri, tualet dhe 3 dhomat e gjumit, 2 nga te cilat kane dalje ne verande. I gjithe apartamenti ka punime ekstra dhe teper cilesore, sistem inverter ngrohje – ftohje, dysheme parketi dru dhe dritare dopio xham termik. Tualetet gjithashtu jane te shtruara me parket, kane dritare dhe jane te pajisura me hidrosanitare cilesore perfshire dushe dhe vaske me hidromasazh. Njera nga dhomat dopio ka tualetin e pervetshem brenda saj. Dhoma e ndenjejes ka pamje te bukur dhe drite natyrale pafund pasi ka nje dritare te madhe ne forme harkore. Apartamenti ka ne dispozicion dhe 2 vende parkimi ne katin nentoke te perfshire ne cmim. Per shtepine e endrrave tuaja ky apartament eshte gati per tu banuar dhe asgje per te rregulluar.

Per t’ju shoqeruar prane ketij apartamenti mos nguroni te na kontaktoni.

Location