Shitet vile me pishine tek Kodra e Diellit

€450,000

Description

Shitet vile me pishine tek Kodra e Diellit me pamje te bukur mbi Kopshtin Botanik. Vila eshte e kompozuar ne 3 nivele dhe orientohet kryesisht nga lindja. Ne katin perdhe eshte hyrja kryesore ndersa hapesirat brenda tij jane te organizuara si me poshte. Nje sallon ndenjeje me oxhak funksional (druri), kuzhine te kompletuar 1 tualet dhe veranda me pamje nga pishina. Kati gjysme nentoke eshte organizuar ne 2 dhoma gjumi, 1 lavanteri, 1 tualet dhe veranda nga e cila dalim ne oborr / pishine. Kati i fundit perbehet nga 3 dhoma gjumi dhe dy tualete. Dalja ne pishine dhe oborr realizohet nga te dy verandat kateve te poshtem. Vila eshte ideale per banim por dhe per investim pasi qiraja ne kete kompleks eshte gjithmon e sigurte. Vila ka dy sisteme te instaluara per ngrohjen-ftohjen inverter dhe chiller. Qiraja ne muaj eshte 2000 Euro.

Per nje vizite prane saj jeni te mirepritur.