Loading...

Apartament 1+1 për shitje – Rruga Luigj Gurakuqi, vetëm 2 minuta nga Sheshi Skënderbej

197,000€

Pershkrimi

Ofrohet për shitje një apartament 1+1 me vendndodhje shumë të favorshme në zemër të Tiranës, në rrugën Luigj Gurakuqi, vetëm 2 minuta në këmbë nga Sheshi Skënderbej.

Apartamenti ndodhet në katin e 5-të banim dhe ka një organizim funksional me hapësira të bollshme, me sipërfaqe totale prej 78.8 m². Orientimi është shumë i mirë, me dalje nga veriu (nga shkolla “Fan S. Noli”) dhe nga perëndimi, duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje të hapura nga qendra e qytetit.

Organizimi:

  • Sallon + ambient gatimi
  • 1 dhomë gjumi
  • 1 tualet
  • 2 Ballkone

Apartamenti është ideal si për banim ashtu edhe për investim, falë pozicionit strategjik dhe aksesit të menjëhershëm me të gjitha shërbimet kryesore të qytetit, institucioneve, sherbimit urabanistik, etj

Cmimi 2500 euro/m2.

Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, kontaktoni.

Vendodhja