Pershkrimi
Apartament 2+1 me oborr per shitje ne San Pietro.
Në një nga destinacionet më të kërkuara bregdetare, në kompleksin elitar San Pietro, ofrohet për shitje ky apartament i mrekullueshëm me sipërfaqe 105 m².
Organizimi i brendshëm është funksional dhe i rehatshëm:
Dhomë ndenjeje me kuzhinë të integruar
2 dhoma gjumi të ndritshme
1 tualet modern
1 depo praktike
Magjia e këtij apartamenti qëndron tek veranda dhe oborri i gjelbëruar prej 260 m², një oaz privat ku mund të shijoni ditët me diell, darkat verore dhe pushimet pranë detit.
Apartamenti është i investuar me kujdes, i mobiluar dhe gati për t’u jetuar ose për t’u shfrytëzuar si shtëpi pushimi ideale.
Vetëm pak minuta larg plazhit, në një kompleks me siguri dhe facilitete bashkëkohore, ky apartament është një mundësi e artë për ata që kërkojnë qetësi, komoditet dhe stil jetese pranë detit.
Per më shumë info, na kontaktoni!












