Pershkrimi
Vile Luksoze me pishine per Qira ne rezidencen Long Hill. Kompleksi eshte prestigjoz dhe nder me te preferuarit. Vila ka, nje oborr te gjelberuar rreth e perqark 600 m2 me pishinen private, nje sauna dhe ambiente te tjera ndihmese. Kjo vile organizohet ne 2 kate dhe disponon 3 vende parkimi. Hapesirat ne katin perdhe jane te organizuara ne nje holl te madh ndenjeje me oxhak, kuzhina e vecuar, kendi i ngrenies dhe nje tualet. Nga ky holl dalim ne nje verande te bollshme me pamje mbi pishinen dhe gjelberimin e kompleksit. Ne katin e poshtem kemi te organizuara ambientet e gjumit si dhe nje studio. Pra, ne kete kat jane 3 dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale ka tualetin dhe garderoben personale, ndersa ne korridor eshte nje tualet i madh per 2 dhomat e tjera. Nga ky kat dalim ne kopesht dhe ne pishine, e cila ka permasa 10 m gjatesi me 4 m gjeresi. Arredimi i kesaj vile eshte cilesor dhe me shije ku stili modern dhe ai klasik nderthuren mes njeri tjetrit. Vila ka sistem inverter ngrohje-ftohje dhe eshte e shtruar me parket druri cilesor.
Per nje vizite prane kesaj vile dhe kompleksi jeni te mirepritur te na kontaktoni.