Pershkrimi
Në një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara të Tiranës, Liqeni i Thatë, ofrohet për shitje një apartament 2+1, i pozicionuar në katin e 4-t të një ndërtimi të vitit 2013.
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 96 m² dhe ofron një organizim shumë funksional, me ambiente të bollshme dhe të ndriçuara natyralisht.
Organizimi:
- Ambient ndenjeje i bollshëm së bashku me kuzhinën
- 2 dhoma gjumi
- 1 tualet
- 2 ballkone
- Korridor funksional
Prona është e investuar me shumë kujdes dhe në gjendje shumë të mirë, duke ofruar një ambient të ngrohtë dhe komod për banim.
Një nga elementët që i jep apartamentit karakter dhe elegancë është parketi i drurit, i cili shtrihet në ambientet e banimit. Apartamenti përfiton gjithashtu nga ndriçimi i bollshëm natyral, falë orientimit Jug–Lindje.
Tualeti është gjithashtu i pajisur me ndriçim natyral, një detaj i veçantë që rrit komoditetin dhe ajrosjen e ambientit.
Nga ballkonet shijohet një pamje e këndshme, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe të preferuar për jetesë.
Një pronë ideale për ata që kërkojnë komoditet, cilësi dhe një pozicion të mirë pranë Liqenit të Thatë, si për banim ashtu edhe për investim.








