Pershkrimi
Shitet Apartament i Ri në Zonën e Shkollës së Kuqe – Afër Pazari i Ri
Në një nga zonat më të kërkuara dhe historike të Tiranës, vetëm pak minuta larg nga Pazari i Ri dhe rruga e Dibrës, ofrohet për shitje një apartament i ri, me punime cilësore dhe planimetri funksionale.
Detajet e pronës:
- Ndërtim i ri dhe modern
- Sipërfaqe e organizuar në mënyrë efikase
- Ambient ditor me kuzhinë të përbashkët (open space)
- 2 dhoma gjumi
- 2 tualete modern dhe 2 ballkone
- Ndriçim i bollshëm natyral falë pozicionimit të mirë jug-veri dhe dritareve të mëdha
- Ashensor dhe shkallë të përbashkëta me standarde të larta ndërtimi
Apartamenti ndodhet në një zonë shumë të aksesueshme, me afërsi ndaj institucioneve arsimore, transportit publik, shërbimeve dhe jetës urbane që ofron Pazari i Ri.
Ideal për banim familjar ose investim për qira afatgjatë dhe afatshkurtër (Airbnb).
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni!








