Pershkrimi
Apartament për Shitje në ish Bllok
Ofrohet për shitje apartament në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, në zemër të Bllokut. Apartamenti ndodhet në një pallat shumë cilësor, të ndërtuar rreth vitit 2005, i njohur për ndërtim të mirë dhe mirëmbajtje të rregullt.
Prona ka planimetri të rregullt dhe hapësira komode, të organizuara në:
- 2 dhoma gjumi
- Dhomë ndenjeje me hapësirë gatimi
- 2 tualete
- Ambient lavanderie
- Ballkon
Apartamenti ndodhet në kat të lartë, me orientim jugor, duke garantuar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Hapësirat janë funksionale dhe të ajrosura, të përshtatshme si për banim familjar ashtu edhe për investim.
Zona ofron akses të menjëhershëm në shërbime, institucione, restorante dhe ambiente rekreative, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje ideale për jetesë urbane ose investim afatgjatë.












