Pershkrimi
Ofrohet për shitje një pronë me potencial të lartë zhvillimi dhe përdorimi biznesi në zonën e Vrionit, Sarandë. Prona përbëhet nga 12,500 m² truall dhe një magazinë me sipërfaqe 1,139 m², e ndërtuar para viteve ’90 me konstruksion të fortë dhe mure të gjera tulle, e projektuar fillimisht për funksion frigoriferik.
Pozicionimi i saj pranë rrugës kryesore dhe në një zonë ku operojnë biznese të ndryshme e bën një mundësi të shkëlqyer për investim dhe zhvillim aktivitetesh të ndryshme ekonomike.
Karakteristikat e pronës:
- Sipërfaqe trualli: 12,500 m²
- Sipërfaqe ndërtese: 1,139 m²
- Akses i drejtpërdrejtë me rrugën kryesore
- Zonë me aktivitet të konsoliduar biznesi
- Terren i përshtatshëm për zgjerim dhe zhvillim të mëtejshëm
Përdorime të mundshme:
- Magazinim dhe logjistikë
- Showroom dhe ekspozim produktesh
- Minifabrikë ose njësi prodhimi
- Pulari ose aktivitete agro-industriale
- Qendër shpërndarjeje
- Investim për zhvillim biznesi
Kjo pronë përfaqëson një mundësi të rrallë për investitorët që kërkojnë sipërfaqe të mëdha në një zonë me akses të mirë dhe potencial të lartë zhvillimi.
Çmimi: 1,300,000 Euro
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.




