Pershkrimi
Në një nga zonat më të preferuara për banim në Tiranë, ofrohet për shitje një apartament 3+1 me planimetri funksionale, i pozicionuar në katin e 4-t të një ndërtese 6-katëshe me ashensor.
Prona ka një sipërfaqe totale prej 126 m², nga të cilat 114 m² janë sipërfaqe e brendshme. Organizimi përfshin një ambient të bollshëm ndenjeje, tre dhoma gjumi, dy tualete dhe një kuzhinë të veçuar, e krijuar nga integrimi i ballkonit me ambientin e brendshëm dhe 2 ballkone.
Orientimi jugor siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ndërsa pamja e hapur drejt kodrave të gjelbëruara ofron qetësi dhe një atmosferë të këndshme për banim.
Ndërtesa disponon ashensor dhe hapësira të lira përpara pallatit, duke shtuar komoditetin e përditshëm të banorëve. Në çmimin e pronës përfshihet edhe një garazh i mbyllur në katin -1, një vlerë e shtuar për sigurinë dhe lehtësinë e parkimit.
Pozicionimi në zonën e Liqenit të Thatë ofron akses të shpejtë me arteriet kryesore të qytetit dhe afërsi me institucione arsimore, ambiente rekreative, markete, restorante dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë cilësore.














