Pershkrimi
Një apartament i veçantë për qira, ideal për ata që kërkojnë hapësirë, privatësi, komoditet dhe një pamje të jashtëzakonshme.
Me 336.51 m² sipërfaqe totale, apartamenti ofron 203 m² hapësirë të brendshme dhe plot 109.30 m² veranda panoramike.
🌿 Dy veranda të mrekullueshme, të cilat e bëjnë këtë pronë vërtet unike:
njëra me pamje të hapur nga kodrat dhe gjelbërimi, ndërsa tjetra me pamje drejt Liqenit të Tiranës. Hapësira perfekte për të shijuar mëngjeset, pasditet apo mbrëmjet në qetësinë e katit të fundit.
Brenda, apartamenti është i organizuar në mënyrë funksionale dhe ofron ambiente shumë të bollshme:
🛋️ Ambient ndenjeje i madh dhe elegant
🍽️ Kuzhinë më vete
🛏️ 4 dhoma gjumi
💼 Një dhomë e veçuar, ideale edhe si studio apo zyrë
🚿 3 tualete
✨ Totalisht i arreduar dhe gati për banim
🚗 3 garazhe
Një pronë që ofron një standard të lartë jetese, ku hapësirat e bollshme dhe verandat panoramike krijojnë një atmosferë të rrallë për Tiranën.
📩 Për informacion mbi qiranë dhe për të organizuar një vizitë, na kontaktoni.
#ApartamentMeQira
#RrugaPeti #Tirane
#LuxuryRent #LuxuryApartment #TiranaRealEstate #ApartamentPremium #Penthouse #LiqeniTiranes #RealEstateAlbania


























