Pershkrimi
Jepet Vile per qira, prane kompleksit Sunrise Residence Tirane. Kompleksi eshte i ri dhe shume prane qendres tregetare TEG. Zone elitare per banim.
Vila ka 2 kate te plota, 1 papafingo ne verande dhe 1 kat nentoke. Siperfaqe e ndertimit eshte 320 m2 ndertim dhe 220 m2 oborr.
Organizimi i saj eshte: kati nentoke ka 2 garazhe, lavanteri, dhe nje salle qe mund te sherbej per ambiente ndihmese. Kati i pare ka dhomen e ndenjes me oxhak, ambientin e ngrenies, kuzhinen dhe 1 tualet. Nga dhoma e ndenjes del ne nje oborr te gjelberuar ku mund te shijoni qetesine dhe pamjen nga kodrat e gjelberuara.
Kati i dyte, ka 3 dhoma gjumi njera prej te cilave ka garderobe dhe tualet brenda dhe 1 tualet per dhomat e tjera.
Papafingo ka nje ambient i cili mund te shfrytezohet per aktivitete sportive ose ambiente ndihmese te ndryshme. Ka 2 veranda qe shohin te katerta anet e horizontit.
Vila eshte e mobiluar totalisht, e pabanuar me pare dhe mobilimi eshte ende ne qese.
Per nje vizite prane saj, jeni te mirepritur.