Pershkrimi
Vile e vecante per Qira prane Kopshtit Botanik. Ajo eshte e rrethuar nga 3000 m2 truall i gjelberuar me peme rreth e perqark, dhe pamje fantastike te Tiranes e kodrat e Liqenit. Vila eshte e organizuar ne 3 kate mbi toke dhe nje nentoke. Kati nentoke lidhet me shkalle te brendshme me katet e siperme si dhe ka akses ne oborr. Ne kete kat kemi nje hapesire te madhe bosh qe mund te shfrytezohet si salle palestre dhe nje pishine te madhe dimerore e verore me akses ne kopshtin e gjelberuar. Katet mbi toke lidhen me shkalle te brendshme harkore si dhe me ashensor. Kati 0 eshte i organizuar ne: nje holl te madh ndenjeje me oxhak funksional si dhe me akses ne nje verande te madhe, kuzhine te vecuar, dhome ngrenie, dhome studio dhe 2 tualete. Kati 1 organizohet ne 2 dhoma te medha gjumi te shtruara me parket, me tualet te pervetshem dhe garderobe. Njera nga dhomat eshte me oxhak, tjetra ka akses ne nje verande te madhe, si dhe nje dhome te trete apo studio e vogel, dhe nje tualet ne korridor. Kati i dyte dhe i fundit eshte organizuar ne nje holl te hapur me oxhak ,nje dhome bosh, nje tualet i madh si dhe 3 veranda te medha . Ky kat ka nje ndricim fantastik nga kupola prej xhami mbi shkallet lidhese e cila shperndan nje drite natyrale gjate dites dhe driten e yjeve ne qiell gjate nates.
Per me shume informacion apo per nje shetitje prane kesaj vile mund te na kontaktoni.