Pershkrimi
Jepet me qira një vilë unike, individuale prane Liqenit te Farkes. Vila ka nje sipërfaqe oborri prej 2200 m² dhe sipërfaqe ndërtimi 900 m², e organizuar në dy njësi simetrike prej 450 m² secila.
Punimet ne kete vile jane cilesore nisur nga pllakat e dyshemese dhe te tualeteve, parket druri, xhami antiplumb te porta. Vila ka sistem ngrohje me kaldaje me gaz, oxhak funksional dhe kondicioner.
Njëra nga njësitë është e arreduar totalisht, me mobilje cilesore dhe me shumë shije. Planimetria e saj organizohet: fillojme nga bodrumi i saj (me ndricim natyral) kemi nje ambient ndenjeje, nje biblioteke, vinoteke, sauna, dhome teknike. Kalojme ne katin e pare ku eshte ambienti i ndenjes i bollshem, me oxhak, i mbushur gjithe drite dhe gjelberimi nga dritaret e medha te heq gjithe lodhjen e dites dhe te jep nje ndjenje pushimesh. Kuzhina e vecuar dhe e kompletuar me se miri.
Dhoma gjumi jane 4 ne 3 nivele te ndryshme, per te ofruar sa me shume privatesi.
Ne katin e fundit eshte edhe nje ambient i cili del ne tarrace qe mund te perdoret per dhome ndenje, dhome caji, argetimi ose palester.
Njesia tjeter nuk eshte e arreduar totalisht por mund te arredohet ne varesi te kohezgjatjes dhe kerkeses.
Vila mund të jepet e tëra ose e ndarë sipas kërkesës së klientit.
Oborri i gjelbëruar prej 2200 m² ofron një atmosferë të mrekullueshme, me aromë natyre, qetësi dhe ajër të pastër – ideal për ata që kërkojnë komoditet dhe privatësi në çdo detaj.
Per me shume info na kontaktoni!
























