Pershkrimi
Vile Unike per Qira mes ullishteve prane qendres tregetare TEG. Vila eshte e vecante ne llojin e vet per oborrin qe e rrethon dhe per privatesine. Vila eshte e pozicionuar ne nje terren te pjerret me siperfaqe trualli 2250 m2, i cili eshte i gjelberuar me lule, trendafila dhe shume peme frutore si ullinj, rrush, qershi, pjeshke, etj.
Siperfaqe e ndertimit eshte 500 m2, organizuar ne 2 kate. Ne katin e siperm ndodhet nje ambient i madh ndenjeje me oxhak, kuzhine te vecuar e cila eshte e pajisur me dy frigorifer dhe nje kend per konsumin e shpejte te vakteve tuaja, 2 dhoma per personelin, 2 tualete. Kati i poshtem ka 3 dhoma gjumi, njera prej te cilave ka tualet brenda, garderobe, sauna, lavanteri, kantine per veren (neqoftese jeni dashamires i saj, mund ta prodhoni me rrushin e kopeshtit tuaj) dhe 2 tualete.
Vila eshte individuale dhe ka te gjithe infrastruksturen e zhvilluar per te jetuar te qete dhe te sigurt. Ne te eshte montuar sistemi i alamit dhe eshte e kontraktuar nga nje prej kompanive me te sigurta ne treg, ka te instaluar sistemin e zjarrit, sistem kamerash.
Duke qene se kjo vile eshte vila e pare ekologjike ne Shqiperi ka sistemin e rikuperimit te ujerave te shiut dhe kosto 0 ne perdorimin e tij per pishinen dhe ujitjen. Pishina eshte me Jacuzzi dhe e rrethuar me dru.
Pjesa me e bukur e viles eshte veranda e saj, nga ku mund te shijohet pamja e mrekullueshme perreth. Ne te mund te organizoni festa me miqte tuaj pa shqetesuar komshinjte. Vlen per tu permendur gjithashtu vend parkimi per 15 makina. Pronari i kesaj vile ka menduar dhe per miqte tuaj, duke ndertuar nje shtepi druri per te krijuar privatesine e tyre.
Vila eshte kaq unike, e kompletuar, sa nje vizite prane saj e ben pershkrimin e plote.
Na kontaktoni!!!