Pershkrimi
Penthouse per qira prane TEG, ne nje kompleks te ri rezidencial te populluar tashme. Hapesirat e brendshme te apartamentit jane te mireorganizuara dhe 2 verandat e tij jane qershia mbi torte e ketij apartamenti. Dhoma e ndenjejes eshte me oxhak funksional dhe kuzhine moderne te kompletuar. Apartamenti eshte i ri dhe i pabanuar me pare. Punimet ne te jane cilesore qe nga sistemi i ndricimit, dyshemeja e shtruar me parket, hidrosanitaret nder me cilesoret, sistem ngrohje-ftohje te instaluar pra gjithcka gati. Apartamenti jepet me qira vetem me kuzhinen te instaluar. Gjithashtu apartamenti ka 3 dhoma gjumi/studio, garderobe, 2 tualete dhe lavanteri. Verandat kane pamje te mrekulleshme te gjelberimit dhe jane sistemuar me se miri.
Per nje vizite prane tij mos hezitoni te na kontaktoni.