Pershkrimi
Vile per qira ne Vishaj e disponueshme ne muajin shtator. Vila eshte e projektuar ne 2 kate te plota dhe 1 papafingo me verande shplodhese me pamje nga gjelberimi. Punimet dhe arredimi i saj eshte cilesor dhe me gjithcka n vojitet per nje jetese komode. Vila eshte e rrethuar nga nje oborr i madh prej 3600 m2.
-Kati perdhe eshte i organizuar ne 1 holl ndenjeje te madh, kuzhine me ambientin e ngrenie me vete, 1 lavanteri dhe nje tualet.
-Kati i siperm perbehet nga 3 dhoma gjumi dhe 1 tualet.
-Papafingo eshte e organizuar ne 1 sallon ndenjeje te bollshem, 1 tualet dhe veranden pjeserisht te mbuluar.
Vila eshte dhene me qira gjithmone me te huaj dhe preferohet kontrate afatgjate.
Per nje vizite prane saj apo me shume informacion jeni te mirepritur.