Vile private me pishine ne periferi te Tiranes

2,500€ per muaj

Pershkrimi

Vile private me pishine ne periferi te Tiranes, 10 min nga TEG. Vila ka nje oborr prej 1500 m2 te gjelberuar, te rrethuar me mur si dhe kamera sigurie. Ne pjesen ballore te viles eshte nje verande e kendshme dhe pishina verore mes gjelberimit. Kjo vile eshte e re, sapoperfunduar dhe jepet per qira bosh. Organizimi i viles eshte ne 3 kate, ku 2 nivele banimi jane mbi toke dhe nje nivel perdhes qe sherben per parkim, depo apo magazinim. Kati pare organizohet ne nje holl te madh ndenjeje me oxhak funksional qe mundeson ngrohjen e te gjithe viles. Gjithashtu kuzhina eshte e vecuar dhe me elektroshtepiake cilesore. Dy dhomat e gjumit njera me tualet te pervetshem jane ne nje korridor te vecuar ku vendoset dhe tualeti i dyte. Kati i siperm eshte i organizuar ne nje holl ndenjeje me mundesi per nje kuzhine te vogel, 2 dhoma gjumi si dhe 2 tualete. Vila ka punime cilesore, dysheme te shtruar me parket, sistem qendror ngrohje-ftohje si dhe panele diellor.

Per nje vizite prane kesaj vile dhe per nje jetese larg zhurmes dhe smogut te qytetit mund te na kontaktoni.

Location