Loading...

Shitet vile te Kompleksi Acacia Hills

1,100,000€ €

Pershkrimi

Shitet vile te Kompleksi Acacia Hills. Vila ndodhet ne nje nder komplekset me elitare dhe me punime shume cilesore. Ajo eshte e pozicionuar ne zone te qete, me oborr te gjelberuar dhe investuar mjaft mire. Hapesirat si te brendshme dhe ato e jashtme jane te mireorganizuara , me investim, mobilim cilesor dhe bashkekohor.

Vila eshte e organizuar ne 4-kate, ku kati i fundit eshte papafingo. Siperfaqia e ndertimit eshte 600m2 dhe ajo e truallit eshte 750m2. Ne katin perdhe jane te pozicionuar 1 sallon ndenjeje, ambienti i gatimit, tualet, lavanderi, depo dhe 2 poste parkimi. Kati i pare organizohet ne 1 sallon i madh ndenjeje me oxhak funksional, kuzhine vecmas, garderobe, dhome studio dhe tualet. Organizimi i katit te 2-te eshte ne 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe nje verande e madhe. Ndersa papafingo ka 1 dhome gjumi dhe 1 tualet..Ndricohet mire nga drita natyrale fale pozicionit te saj. Oborri i saj i gjelberuar, i sistemuar ne te cilin ndodhet i pozicionuar dhe 1 barbeque e ben akoma me relaksuese pamjen.

Per me shume informacion dhe vizite prane saj, mos nguroni te na kontaktoni.

Vendodhja