Pershkrimi
Vile e arreduar bukur me qira ne Kompleksin Long Hill. Ajo kompozohet ne 2 kate dhe ka oborr te gjelberuar rreth e perqark saj prej 500 m2. Ne katin e siperm ndodhet salloni i madh i ndenjejes me oxhak funksional, kuzhina moderne me te gjitha pajisjet elektroshtepiake, nje verande me pamje mbi kopesht dhe nje tualet. Ne katin e poshtem ndodhen 3 dhoma gjumi, 2 nga te cilat jane matrimoniale dhe kane tualet personal ndersa dhoma e trete eshte bosh. Gjithashtu ne kete kat ndodhet dhe nje dhome e vogel lavanterie. Nga ky kat dalim ne oborr e gjelberuar i cili ka pjeserisht verande te shtruar. Punimet dhe arredimi i kesaj vile eshte cilesor dhe ofrojne komoditet si brenda po ashtu dhe jashte. Vila gjithashtu disponon 2 vende parkimi te perfshira ne cmim.
Per nje vizite prane saj apo me shume informacion jeni te mirepritur.