Vile per Qira prane Liqenit te Farkes

€3,500 ne muaj

Description

Vile per Qira prane Liqenit te Farkes, e arreduar totalisht, stil modern dhe me shije nderthurur me ate tradicional. Vila eshte e  rrethuar nga nje oborr i madh dhe i gjelberuar me pamje fantastike cplodhese nga liqeni. Vila eshte e organizuar ne 3 kate mbi toke dhe nje verande te shfrytezueshme mbi katin e fundit. Ne katin e pare hapesirat jane organizuar ne 1 dhome ndenjeje me ballkon, kuzhina e vecuar me ambientin e ngrenies, 1 studio apo dhome miqsh dhe 1 tualet. Kati i dyte ka 3 dhomat e gjumit, ku dhoma master ka garderoben dhe tualetin e pervetshem, 1 dhome sherbimesh lavanteri si dhe 1 tualet ne holl. Kati perdhe eshte i vecante pasi organizohet ne nje sallon ndenjeje me arredim tradicional fshati perfshire oxhakun funksional, dhome sherbimi me kuzhine te vogel. Vila ka sistem ngrohje-ftohje te instaluar, dritare termike dopio xham dhe veranden mbi katin e fundit te shfrytezueshme me pame nga kodratt e Liqenit te Farkes.

Per te organizuar nje vizitte prane kesaj vile apo me shume info mund te na kontaktoni.

Location