Loading...

Shitet vile perfekte 15 min nga Tirana

560,000€

Pershkrimi

Shitet vile perfekte 15 min nga Tirana, prane fshatit Tagan apo poshte kalase se Petreles. Vila ka 3 kate banimi dhe nje oborr simetrik prej 1000 m2. Ajo ka punime cilesore si, fasade termoizoluese, cati, verande, dritare termale dhe oborr te gjelberuar me lule dhe peme frutore te ndryshme. Gjithashtu edhe punimet e brendshme qe nga hidrosanitaret, oxhaku me dru, dysheme parketi, mozaiku fantastik me gure apo arredimi total jane nder me cilesoret. Organizimi i hapesirave dhe arredimi i tyre eshte perfekt duke ofruar prakticitet dhe komoditet si ne ambientet e ndenjes po ashtu dhe ne ato te gjumit apo relaksit. Ne katin perdhe ndodhet salloni i madh i ndenjejes me oxhak funksional druri, kuzhina dhe kendi i ngrenies, dhome-depo, parabanje dhe tualet. Kati i pare formulohet ne sheshpushim nga i cili kane akses 3 dhoma gjumi, dhome hekurosje, parabanje-banje dhe 1 ballkon. Dhoma matrimoniale ka garderobe dhe tualet te pervetshem. Kati i fundit apo papafingo formulohet ne nje sheshpushim nga i cili ka akses nje tualet i bollshem, dhe nje apartament /studio me garderoben e tij. Vlen per tu theksuar qe vila ka orientim lindje, jug dhe perendim si dhe distance te lire si para po ashtu dhe nga pas saj. Oborri i saj eshte i mjaftueshem per te ndertuar pishine, kuzhine verore apo kend lorjrash per femije.

Per nje vizite nga afer mos hezitoni te na kontaktoni.

Vendodhja