Loading...

Super Vile me Qira tek vilat Gjermane

15,000€ Per muaj

Pershkrimi

Super Vile me Qira tek vilat Gjermane. Vile kater kateshe plus papafingo, katin 0  dhe bodrum. Prona eshte Super Vile me Qira tek vilat Gjermane. Vile kater kateshe plus papafingo, katin 0  dhe bodrum. Prona e ndertuar se fundemi me stil te vecante secili kat ka 220 m2 siperfaqie. Punimet jane shume cilesore, shkallet jane granit, suvatimi i jashtem eshte cilesor me grimca mermeri. Vila ka ashensor Schindler, parket druri cilesor ne cdo kat. Vila funksionon si nje e tere ose e ndare sipas kateve. Te kater katet kane secili  kat ka nga tre dhoma, korridor te bollshem dhe kuzhine te instaluar. Prona eshte pjeserisht e mobiluar, dyert jane prej druri cilesor, xhamat e dritareve jane te temperuara, instalimet elektrike dhe hidraulike jane te teknologjise se fundit. Banjot jane me vaska hidromasazhi. Ne secilin kat dhomat e gjumit jane pjeserisht te arreduara dhe secila dhome ka banjon e vete. Vila eshte me ngrohje qendrore cilesore Daikin ne cdo dhome ka ngrohje duke perfshire edhe banjot. Ne secilin kat ne dhomen e ndenjes ka edhe oxhak te nje stili te vecante i cile eshte  funksional. Papafingoja eshte nje ambjent shume i rehatshem me parket druri dhe tavane te veshura me dru, ambjenti ndahet ne 2+1 ne hapesira te bolleshme plus veranden e vecante. Ne cdo dhome te viles ka nga nje ballkon permes te cilit mund te shihet nje peisazh i kendshem e relaksues. Dy katet e fundit mund te jepen si nje dublex vecmas ne raste specifike ne varesi te kerkesave te klienteve 1200 euro pa arredim dhe 1600 euro i mobiluar per cdo kat , per papafingon ne vecanti cmimi eshte 1500 euro bosh dhe 1700 euro i mobiluar.

Kjo prone mund te sherbeje per rezidenca private per te huaj ose si klinika private restorant ose si hotel. Siperfaqia totale e ndertimit eshte 1540 m2 plus 1000 m2 oborr pjesa e perparme eshte e sistemuar me gjelberim dhe peme, plus parkimin e bollshem.

Per cdo informacion ose nje vizite te mundeshme prane kesaj Vile mos hezitoni te na kontaktoni.

Vendodhja